75 Mall Live Search
13:05 / E Diele, 02 Korrik 2023 / Gj. Sh

“I çmendur” Di Francesco rikthehet në detyrë, emërohet trajner i skuadrës italiane

Një nga trajnerët më të “çmendur” të futbollit, Eusebio Di Francesco, është rikthyer në detyrë.

53-vjeçari është emëruar trajner i skuadrës italiane Frosinone, e cila ka siguruar inkuadrimin në Serie A, shkruan IndeksOnline.

Tekniku italian do të jetë pasues i Fabio Grossos.

Di Francesco ka nënshkruar kontratë një vjeçare, që e lidh atë me klubin verdheblu deri më 30 qershor 2024 me mundësi vazhdimi edhe  për një vit tjetër, nëse arrin të sigurojë mbijetesën në Serie A.

Gjatë karrierës së tij, Di Francesco ka qënë trajner i Sassuolos dhe Romës./IndeksOnline/