Skuadra ballkanase i bënë ofertë sulmuesit të Interit, 7 milionë euro

Dinamo Zagrebi ka bërë një ofertë për sulmuesin e Interit, Martin Satriano.
Siç raporton Gazzetta dello Sport, 22 vjeçari është pranë ardhjes në Maksimir ku do të mbërrinte në huazim me një opsion blerjeje në fund të sezonit, shkruan Indeksonline.
Satriano kaloi sezonin e kaluar në huazim te Empoli ku shënoi dy gola dhe dha një asist në 32 paraqitje.
Për ekipin e parë të Interit, ai grumbulloi katër paraqitje.
Satriano thuhet se kërkohet nga Brest i Francës, si dhe Parma e Italisë. /IndeksOnline/