“Sot” dje dhe përgjithmonë, Ermali nga një hit e vlon

Ka këngëtarë sezonalë, ka disa që numërojnë hite në gishta, por ka të tillë që numërojnë suksese me dekada. Po bëhen gati 2 dekada që kur Ermal Fejzullahu vazhdon të jetë pjesë e pandashme e skenës muzikore.
Dhjetëra hite në dy dekada karrierë e bëjnë Ermalin si një nga këngëtarët më stabil të industrisë muzikore vendore. I shumëkërkuar në koncerte dhe i shquar për interpretimet live, Ermal Fejzullahu vazhdon të jenë njëri nga këngëtarët më të dashur të publikut.
Kënga e fundit e publikuar pak ditë më parë “Sot”, në duet me Elgit Dodën është një nga hitet muzikore të momentit në top listat e publikut shqiptar.
Dhe kjo nuk është e vetmja ngase publiku së shpejti do të ketë një risi nga Ermal Fejzullahu…