Osmani uron Bidenin: Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur !

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka dërguar mesazhe urimi presidentit amerikan, Joe Biden.
Osmani në dedikimin e saj në Twitter, ka th[n[ se partneriteti i palëkundur Kosovë-SHBA të vazhdojë të forcohet.
”Gëzuar 4 korrikun për Presidentin Biden dhe miqtë dhe aleatët tanë amerikanë. Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh dhe idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari. Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur!”