75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 04 Korrik 2023 / MSH

Festa në Prishtinë për pavarësinë e ShBA-së, Hovenier falendëron Ramën

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për ftesën në festën e 4 korrikut.

Ai tha se ndihet i nderuar për të marrë pjesë në festën e 4 korrikut, të organizuar nga komuna e Prishtinës për ditën e Pavarësisë së ShBA-së.

“Faleminderit Përparim Rama për ftesën për mua dhe ekipin tim – është domethënëse për ne që të festojmë me kolegët dhe miqtë tanë përderisa jemi jashtë vendit”.

E, për falënderimin e Hovenierit, ka reaguar edhe i pari i kryeqytetit, duke i thënë atij se “kënaqësia është e gjitha e imja”.