Këta janë gazetarët dhe analistët që po marrin pjesë në takimin e thirrur nga LDK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku ka ftuar gazetarët dhe analistët në një takim.
Në takim po marrin pjesë gazetarë të njohur si Berat Buzhala, Dibran Istrefi, Imer Mushkolaj, Ermal Panduri, analistët Halil Matoshi, Visar Ymeri, Zana Avdiu e të tjerë.

Temë diskutimi do të jetë situata e fundit në vend dhe relacionet e Kosovës me aleatë.

Të pranishëm në këtë takim janë edhe shumë anëtarë të LDK-së, përfshirë Gazmend Muhaxherin, Doarsa Kica-Xhelili e Lutfi Haziri, raporton IndeksOnline.


