75 Mall Live Search
20:37 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ballkani zyrtarizon portierin e njohur shqiptar

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ka transferuar portierin shqiptar, Enea Koliqi.

Koliqi i bashkohet kampionit të Kosovës, pas përfundimit të kontratës me skuadrën e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

36-vjeçari do të zëvendësoj portierin Stivi Frashëri, i cili u largua në fund të sezonit.

Koliqi në të kaluarën ishte pjesë edhe e skuadrave shqiptare, Kukësi, Flamurtari e Skenderbeu, dhe gjithashtu edhe Olympiacos Volos, Iraklis, Panserraikos e Kordeliou në greqi./IndeksOnline/