75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / B O

Turku niset për Madrid, i rrethuar nga pesë policë (Pamje)

Arda Guler është nisur për në Madrid. Supertalenti turk është parë sot në aeroportin e Stambollit duke marrë rrugën për kryeqytetin spanjoll.

Pesë policë janë përkujdesur për sigurinë e tij.

Shumë gazetarë tentuan të merrnin një prononcim nga futbollisti, por që ka qenë e pamundur për shkak të sigurisë.

Guler i ka kushtuar Real Madridit 21 milionë euro. Prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme./Indeksonline/