Galtier reagon pas shkarkimit dhe emërimit të Luis Enrique si trajner i PSG-së

Skuadra e PSG-së, të mërkurën ka shkarkuar trajnerin Christophe Galtier dhe në vend të tij ka emëruar spanjollin Luis Enrique.
Galtier është larguar nga skuadra parisiene vetëm pas një sezoni ku arriti të fitonte edhe titullin e Ligue 1, shkruan IndeksOnline.
Një ditë më vonë, tekniku francez ka falënderuar skuadrën dhe presidentin Nasser Al-Khelaifi, për mundësin e dhënë që ta drejtojë skuadrën e PSG-së.
“Falënderoj në radhë të parë lojtarët “e mi”, të cilët kanë qenë të mrekullueshëm në angazhimin e tyre për të marrë këtë titull të njëmbëdhjetë historik. Faleminderit menaxhmentit sportiv dhe ekipit tim teknik për mbështetjen e tyre. Faleminderit ekipit që qëndron pas ekipit (kujdesi dhe organizimi), kaq i domosdoshëm dhe i përkushtuar. Faleminderit departamentit mjekësor, kaq i çmuar. Dhe mbi të gjitha, falënderoj Presidentin Nasser al-Khelaifi për mbështetjen e tij të vazhdueshme të palëkundur, veçanërisht në kohët më të vështira.
I uroj sinqerisht PSG-së një sezon intensiv dhe emocional dhe fat të mirë për Luis Enrique.”, ka thënë Galtier në një deklaratë të publikuar nga faqja zyrtare e PSG-së./IndeksOnline/