Koeman tallet me Barcelonën për blerjen e Gundogan: Më mirë të blesh një të ri apo një të vjetër?

Ronald Koeman ka analizuar blerjen e Ilkay Gundogan nga Barcelona.
Trajneri holandez ka thënë se ish-skuadra e tij e transferoi një veteran, në vend se të sjellte një emër të ri.
“Gundogan është një lojtar i madh. Por mendoj se klubi duhej të shikonte ka e ardhmja. Blerja e tij është maksimumi për dy vjet. Një nënshkrim i një lojtari 22-vjeçar është më i mirë se një nga 32 ose 33 vjeç. Kur isha trajner nuk kishte para dhe pashë që kishte lojtarë si Pedri, Nico, Gavi. Ne në Holandë jemi mësuar t’u japim mundësi të rinjve” ka thënë Koeman./Indeksonline/