75 Mall Live Search
11:15 / E Premte, 07 Korrik 2023 / B O

Gjyshi i Arda Guler: Modric e telefonoi Ardan dhe i tha eja se unë po largohem pas një viti

Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Arda Guler bëri një hap të madh në karrierë duke kompletuar transferimin në klubin nga La Liga, Real Madrid.

Gjyshi i futbollistit turk, Mehmet Ali Guler tregon se nipin e tij e telefonoi legjenda e Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric dhe e bindi t’i bashkohet Real Madridit, shkruan LIG Sport.

“Modric, kapiteni i Real Madrid e telefonoi Ardan dhe i tha: “Unë do largohem nga futbolli pas një viti dhe ju do jeni numri 10-të.”, tha gjyshi i Arda Guler për DHA.

Te Real Madridi, Arda Guler u transferua nga Fenerbahce për 20 milionë euro.