75 Mall Live Search
15:38 / E Premte, 07 Korrik 2023 / B O

Nuk do të jetë Stokholmi, zgjidhet qyteti ku do të mbahet Eurovision 2024

Edicioni i 68-të i Eurovision do të organizohet në Malmö të Suedisë.

Qyteti bregdetar në jug të vendit është zgjedhur pas “dialogut me disa qytete”, janë shprehur organizatorët.

Arena e Malmos do të presë në skenë gjysmëfinalet në datat 7 dhe 9 Maj 2024 si dhe finalen më 11 Maj.

Loreen, artistja suedeze i dha për herë të dytë fitoren vendit të saj me këngën “Tattoo”, ndërsa në vitin 2012 konkurroi me “Euphoria”.

Malmö, qyteti i tretë më i madh në Suedi do të mirëpresë kompeticionin për herë të tretë ndërsa më parë e kanë bërë vetëm Stokholmi dhe Kopenhaga. Kjo do të shënojë herën e shtatë që Suedia organizon konkursin europian të këngës.