Van der Sar pëson gjakderdhje në tru, shtrihet në spital

Ish-portieri i njohur holandez, Edwin van der Sar, ka pasur një hemorragji cerebrale (gjakderdhje në tru).
Ai ishte me pushime në Split të Kroacisë, dhe është transportuar në spital me helikopter, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Ajaxit ka njoftuar se ai aktualisht ndodhet në spital në njësinë e kujdesit intensiv dhe është në gjendje të qëndrueshme.
“Të premten, Edwin van der Sar ka pasur një gjakderdhje rreth trurit të tij. Aktualisht ndodhet në spital në reanimacion dhe është në gjendje stabile. Pasi të ketë informacion më konkret, do të vijojë një përditësim. Të gjithë në Ajax i urojnë Edwin shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Klubi holandez ka thënë se më shumë detaje do të këtë në vazhdim./IndeksOnline/