75 Mall Live Search
10:55 / E Hënë, 10 Korrik 2023 / LB

Dalin pamjet e para të Koloseumit ku po xhirohet “GLADIATOR 2”

Njëri nga filmat më të shikuar në histori, “Gladiator”, pritet të kthehet së shpejti me pjesën e dytë.

“Gladiator 2” po xhirohet në Maltë dhe tashmë kanë rrjedhur pamjet e para nga vendi ku xhirimet janë intesive.

Denzel Washington , Pedro Pascal , Derek Jacobi , Connie Nielsen , Paul Mescal dhe Ridley Scott në karrigen e regjisorit, janë vetëm disa nga emrat e shquar që janë pjesë e këtij filmi që pritet të jetë spektakolar, shkruan Indeksonline.

Russell Crowe me shumë gjasë nuk është pjesë e “Gladiator 2-shit”.

Pas përfundimit të xhirimeve në Maltë, dy pjesë të tjera të Gladiatorit do të xhirohen në Londër dhe Marok.

Filmi pritet të shfaqet në nëntor të vitit 2024./Indeksonline/