Nisin hetimet lidhur me vërshimet në Pejë, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore në rastin e vërshimeve që ndodhën mbrëmjen e 24 qershorit në Pejë.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i rastit e ka autorizuar policinë që të mbledhë të gjitha provat lidhur me rastin. Jemi në pritje të raporteve, të cilat përcaktojnë nëse ka përgjegjësi penale dhe kush ka përgjegjësi penale”, u shpreh Nikçi.
Tutje ai njoftoi se së shpejti Prokuroria do të del edhe me njoftim zyrtar se çka është arritur të sigurohet deri në këtë fazë.
Kujtojmë se si pasojë e vërshimeve në Pejë vdiqën dy persona, një grua dhe djali i saj pesëvjeçar./Indeksonline/
