75 Mall Live Search
17:52 / E Martë, 11 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

FFK del me njoftim të rëndësishëm për stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes së Ballkanit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një postim në Facebook, ka bërë të ditur se stadiumi “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohet ndeshja e sotme mes Ballkanit dhe Ludogorets, është i gatshëm.

“Stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm për ndeshjen e rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, Ballkani vs Ludogorets, që zhvillohet sonte në orën 20:45”, shkruante në komunikatën e FFK-së.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen ndaj Ludogorets, e vlefshme kjo për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.