Sergio Ramos befason me klubin e ri

Sergio Ramos, ka mbetur pa klub pasi nuk e ka vazhduar kontratën me PSG-në.
Mbrojtësi spanjoll karrierëm mund ta vazhdoj në kampionatin brazilian, shkruan IndeksOnline.
Sipas Fernando Cruz, skuadra e Flamengos është e interesuar për transferimin e Sergio Ramos.
Raportohet se ka pasur bisedime mes klubit me 37-vjeçarin, të cilët janë duke përgatitur atij një ofertë zyrtare.
Ramos pas largimit nga Real Madridi, luajti 58 ndeshje me PSG-në në dy sezonet e fundit, duke shënuar gjashtë gola dhe një asistim./IndeksOnline/