Qerkini fton Kurtin “t’i hap sytë”: Mos e nëpërkëmbni luftën e UÇK-së

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po protestohet kundër Qeverisë.
OVL-UÇK, bashkë me shoqërinë civile dhe mbështetjen e disa partive politike, është duke u mbajtur protestë kundër vendimeve të fundit të Qeverisë për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për paga minimale dhe përgjimet telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Organizatorët thanë se duan të shprehin pakënaqësitë e tyre duke bërë thirrje që të mos nëpërkëmbët lufta e UÇK-së, raporton Indeksonline.
“Po na dëmtojnë këta që po thonë se veteranët nuk meritojnë një pagë minimale, me i mbajtë fëmijët. Kush janë këta? Iu kisha lutë atyre që po rrijnë në karrika të buta, khejunini këtij populli e rahatojenu këtë popull. Ata që nuk rahatojnë popullin mos fjetshin rehat në jastakët e tyre” tha kryetari i organizatës së të pagjeturve, Bajram Qerkini.
Ai tha se kjo protestë është e vogël, duke ftuar kryeministrin Albin Kurtin që të “hapë sytë”.
Qerkini thotë se veteranët dhe të gjitha shoqatat e dala nga lufta janë në gjendje të mjerueshme./Indeksonline/