75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / k.v

Pejani i dehur vetaksidentohet dhe më pas sulmon policinë

Është arrestuar një person në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte drejtuar automjetin e tij dhe kishte shkaktuar vet-aksident.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti ka sulmuar dhe ka kanosur njërin prej zyrtarëve policor që është marrë me rastin duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është hapur rasti për sulm ndaj personit zyrtar./IndeksOnline/