Gjendja e rrugës për në Rugovë, pluhur dhe gropa nga punimet e vona (Pamje)

Gropat tashmë po e karakterizojnë rrugën drejt një prej destinacioneve më të frekuentuara në Kosovë, Rugova.
Në pamjet e dërguara në adresën e Indeksonline shihet se thatësia e madhe ka bërë që, përveç gropave dhe infrastrukturës së dobët, shoferët po kanë problem edhe nga pluhuri në këtë rrugë.
Punimet e vona dhe të ngadalësuara po bëjnë që pluhuri të krijojë “mjegull” gjatë qarkullimit Pejë-Rugovë.
Më poshtë pamjet pa koment.