Modelja e famshme nis lidhje të re dashurie

Belen Rodriguez ka ngritur dyshimet për një romancë të re.
Ajo është fotografuar në krahët e një burri tjetër dhe ai nuk është Stefano De Martino.
“Chi” ka publikuar ekskluzivisht pamjet e Belen me Elio Lorenzon-in.
Ajo i përkëdhel kokën dhe i rregullon këmishën dhe ai i rregullon varësen. Këto gjeste shtojnë dyshimet se mes tyre ka nisur një romancë.

Elio është një sipërmarrës 40-vjeçar nga Brescia i cili ka studiuar ekonomi dhe menaxhim biznesi në Universitetin Katolik të Milanos. Ekspert i golfit dhe biçikletave elektronike, ai është president i Lorenzmotors dhe drejtor i Lorenzoni Srl që merret me motorë, aksesorë dhe komponentë në të gjithë botën.