75 Mall Live Search
09:24 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / Gj. Sh

Milani ka gati transferimin e radhës, zyrtarizimi çështje orësh

Skuadra e Milanit ka qënë aktive gjatë këtij afati kalimtar veror.

“Rosonerët” deri më tani kanë zyrtarizuar pesë transferime me Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic, Luca Romero, Tijjiani Reijnders e Marco Sportiello, ndërsa sot pritet të zyrtarizohet edhe sulmuesi zviceran, Noah Okafor, shkruan IndeksOnline.

Por “djalli’; nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq,

Milani është shumë afër marrëveshjes me Villarealin për transferimin e sulmuesit Samu Chukwuez.

Mediat italiane raportojnë se transferimi i anësorit nigerian do të ndodh pas finalizimit të disa detajeve të vogla.

Marrëveshja mes klubeve është arritur për 20 milionë euro, por me bonuest skuadra e Villarealit mund të fitoj deri në 30 milionë euro

Samu Chukwueze do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare për Milanin, pra deri më 30 qershor 2028./IndeksOnline/