75 Mall Live Search
21:41 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / C E

Vjen reagimi i Dakut pas debutimit spektakolar me Rubin Kazan

Mirlind Daku ka pasur debutim ëndrrash te skuadra e re, Rubin Kazan.

Elita e futbollit rus e nisi këtë fundjavë sezonin e ri, teksa Rubin Kazan luajti 2:2 ndaj Lokomotiv Moscow.

Mirlind Daku pati një paraqitje spektakolare, duke realizuar dhe asistuar në këtë ndeshje.

E pas kësaj paraqitjeje ka reaguar vet Daku në llogarinë e tij në Facebook.

”Sfidë e re, qëllimi i njëjtë. Gol dhe asist në debutim. Elhamdulilah”, shkroi Daku.