75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 23 Korrik 2023 / AR

Policia nis hetimet për djegien e autobusit në rrugën Prishtinë – Podujevë

Një autobus është djegur në rrugën Prishtinë – Podujevë. Lidhur me këtë rast është deklaruar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Indeksonline se nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, theksoi Ahmeti.