‘Barbie’ fiton 155 milionë dollarë në fundjavën e parë në SHBA

Barbie fitoi rreth 155 milionë dollarë në ditët e para në kinematë në Shtetet e Bashkuara. Sipas ‘The Hollywood Reporter’ , me atë shumë, Barbie ka më shumë para se çdo film që ka rol kryesor një femër.
Në filmin e regjisores Greta Gerwig, kukulla me famë botërore zbulon se përveç botës së saj Barbie, ekziston një botë reale ku burrat dhe gratë nuk janë aspak të barabartë, transmeton Indeksonline.
Analistët parashikuan që Barbie do të fitonte 110 milionë dollarë në fundjavën e hapjes.
Përveç kësaj, Barbie është filmi me fitimet më të larta të këtij viti./Indeksonline/