75 Mall Live Search
16:46 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / LB

FAST Kosova arreston personin e dënuar me 30-vite burg në Itali

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dënuar me 30-vite burgim.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se në aksion është i përfshirë njësiti FAST Kosova.

Sipas këtyre burimeve, i arrestuari i sotëm ishte i dënuar me 30-vite burg në Itali dhe se arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me autoritetet italiane.

FAST Kosova është një nga njësitet më të suksesshme të Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/