75 Mall Live Search
19:34 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / LB

Ilir Daja flet para ndeshjes me Larne: Jemi gati, do jetë ndeshje e vështirë – por duhet ta luajmë lojën tonë

Ballkani dhe Larne ballafaqohen nesër nga ora 20:45, në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

“Na pret një përballje e vështirë. Besoj që nesër para publikut tonë do mundohemi të bëjmë më të mirën që të kthejmë rezultatet pozitive. Për nga ana psikologjike mbetet nesër për t’u parë, kemi punuar shumë. Jemi eliminuar me një fitore dhe një humbje, pra me golaverazh dhe para një kundërshtari shumë të fortë. Nuk ka ndikim të madh eliminimi nga Ludogoretsi”, tha fillimisht Daja në konferencë.

“Do kërkoja nga grupi që të mos mendojmë fare për raundin e tretë. Fokusohemi tek ndeshja e nesërme, nuk e mendojmë as ndeshjen e kthimit në Irlandë. Do t’i përgjigjemi me lojën tonë, do t’i lëmë pak mundësi që ata të luajnë. Kemi mundësi ta bëjmë këtë, por është ekip i vështirë. Sfida e nesërme nuk është e lehtë. Ne kemi armët tona të forta, në letër nuk kemi kundërshtar të fortë – por në mënyrën se si luan tregon se janë të mirë – mbrohen mirë.

Ai poashtu foli edhe për gjendjen e lojtarëve.

“Armend Thaqi ditën e parë pas kthimit nga Bullgaria kishte stërvitje të diferencuar, Zyba ka filluar të rikuperohet – Gripshi nuk ka më probleme. Shpresojë që ta kemi Gripshin e Zybën në më të mirën e tyre, por Armendin nuk do ta kemi në më të mirën e tij. Limaj ka 10 ditë që është bashkuar me grupin, nesër do jetë pjesë e ekipit, nëse na duhet, mund të luajë”, përfundoi ai.