75 Mall Live Search
19:47 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / LB

Interi ofertë zyrtare për portierin më të mirë të Kupës së Botës, refuzohet nga skuadra angleze

Emiliano Martinez ishte shpallur portieri më i mirë i Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ai fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, ku me pritjet e tij ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave italiane, së fundi skuadra e Interit ka bërë një ofertë zyrtare prej 15 milionë eurove në drejtim të Aston Villës për Emiliano Martinezin.

Por skuadra angleze e ka refuzuar këtë ofertë nga ana e zikaltërve.

Klubi italian është në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit dhe pritet një ofertë e përmirësuar gjatë ditëve në vazhdim.

Interi është duke kërkuar një portier titullar pas shitjes së Andre Onanas te Manchester United dhe largimit të Samir Handanovic./IndeksOnline/