75 Mall Live Search
21:46 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / kutia

Jo vetëm afrime, Rebic jashtë “kuqezinjve” të Milan

Përveç afrimeve të shumta, numri i të cilëve ka shkuar në 6 deri më tani, “kuqezinjtë” e Milan kanë filluar të mendojnë dhe për largimet, ku pas qendërmbrojtësit Matteo Gabbia tashmë është radha e kroatit Ante Rebic, për t’i dhënë “lamtumirën” mitikun, “San Siro”.

Tekniku Stefano Pioli e ka lënë sulmuesin kroat jashtë listës së lojtarëve që u grumbulluan për turneun amerikan dhe tashmë Rebic është jashtë projektit teknik të “kuqezinjve” e për këtë arsye duhet të gjejë një klub të ri.

Në krahun tjetër, kroati ka refuzuar një propozim prej 10 milionë eurosh që i ka ardhur nga Arabia, ndërsa ditët e fundit për lojtarin shfaqi interes edhe Besiktas, që kërkonte në huazim Rebic, por bordit të Milan nuk i intereson kjo formulë sepse kërkon që të shesë përfundimisht sulmuesin.