75 Mall Live Search
10:03 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Sot, në ora 06:00 në rrugën ‘’Riza Matoshi’’ në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës L.O (M/K), i moshës 37 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’’  me dënim burgimi prej  gjashtë ( 6 ) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.