75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / LB

Mehaj takon shefin e Bayraktarit: Blerja e dronëve, ndër investimet më të mëdha

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha në ushtrinë e Kosovës në vitin e fundit.

“Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.