75 Mall Live Search
09:55 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / MSH

Vdes një person në Mitrovicë, dyshohet të ketë rënë nga ura

Një person ka vdekur dje rreth orës 13:20 në Mitrovicë.

Rasti po hetohet nga policia si “Vdekje e dyshimtë”, pasi që viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ka rënë ose është hedhur nga ura.

Rrethanat e rastit janë akoma të panjohura.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raport policor.