MINT hap konkurs për praktikantë – 250 euro paga mujore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), shpall konkurs për programin: “Internship Biznesi”.
Sipas, Ministrisë në këtë program ftohen të aplikojnë për praktikë në punë, absolventët dhe të diplomuarit e nivelit bachelor dhe/apo master, por që janë të papunësuar.
Në njoftimin e MINT është bërë e ditur se puna praktike do të zgjasë tre muaj dhe do të realizohet brenda periudhës shtator deri në dhjetor të këtij viti.
“📢THIRRJE PUBLIKE PËR PRAKTIKANTË – “INTERNSHIP BIZNESI”
📣Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), shpall konkurs për programin: “Internship Biznesi”.
➡️Ftohen të aplikojnë për praktikë në punë: absolventët dhe të diplomuarit e nivelit bachelor dhe/apo master, por që janë të papunësuar.
📌Qëllimi kryesor i këtij projekti është ndërtimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe absolventëve dhe/apo të diplomuarve të nivelit bachelor dhe master, si dhe krijimit të mundësive për praktikantë që gjatë kohës së studimeve, njohuritë e fituara të mund t’i transferojnë dhe zbatojnë në praktikë.
✅Puna praktike zgjatë tre muaj dhe planifikohet të realizohet brenda periudhës: shtator – dhjetor 2023 dhe kryhet në ndërmarrjet private të përcaktuara nga KIESA përmes shpalljes publike dhe shprehjes së interesit nga kompanitë dhe nevojat e tyre për të pranuar praktikantë të rinj për të cilët është edhe mundësi potenciale për t’u punësuar.
🔗Detajet i gjeni në vegzat:
https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,107
https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,714
🗓Afati i fundit për aplikim është deri më datë 18.08.2023.”, thuhet në njoftimin e MINT.