75 Mall Live Search
23:16 / E Martë, 01 Gusht 2023 / C E

Partizani kalon në raundin e tretë në Ligën e Konferencës

Partizani ka siguruar kalimin për në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekic mposhti edhe sonte Atletic Escaldes, me këta të fundit që janë të eliminuar tashmë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultatin 4:1. Partizani tutje kalon me rezultatin e përgjithshëm 5:1.

Tedi Cara (28’, 45+1’), Arinald Rrapaj (64’) dhe Eros Grezda (90+5’) shënuan golat e fitores për kampionët e Shqipërisë.

Golin e vetëm dhe të nderit për skuadrën nga Andorra e shënoi Rodrigo Piloto (90+4’) nga penalltia.

Partizani në raundin e tretë do të përballet me Valmieran e Letonisë.