Xavi jep lajmin e papritur te Barcelona

Xavi Hernandez ka konfirmuar se Ousmane Dembele do të ndahet me klubin.
Në intervistën e dhënë mbrëmë, trajneri i Barcelonës ka thënë se Dembele do të jetë futbollist i ri i Barcelonës.
“Dembélé na tha se ai dëshiron të shkojë dhe të bashkohet me PSG. Ne nuk mund të konkurrojmë me ofertën e PSG-së pasi ata bënë një propozim krejtësisht jashtë merkatos për Ousmane. Më dhemb sepse ne u kujdesëm që Ousmane ta bënim të lumtur këtu… por ai ka vendosur të largohet. Ne kemi nevojë për lojtarë të rinj tani pasi humbasim Dembélé, mendoj se na duhet edhe një mbrojtës i djathtë”, ka thënë Xavi./Indeksonline/