Një shefe si Taylor Swift/ Artistja iu jep punëtorëve 55 milionë dollarë bonus
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/swift.jpg)
Taylor Swift ka treguar se ka një zemër të madhe duke shpërndarë gjithsej 55 milionë dollarë bonus për punonjësit e turneut të The Eras.
33-vjeçarja pagoi që nga kërcimtarët rezervë, teknikët e zërit, stafin e hotelierisë e deri tek shoferët e kamionit. Këngëtarja u dha rreth 50 shoferëve të kamionit 100,000 dollarë secili, duke shpërndarë certifikata dhuratë përpara shfaqjes së saj në Santa Clara.
Turneu i saj është një nga më fitimprurësit në histori, duke fituar mbi 1 miliard dollarë. Gjesti bujar i Swift është vlerësuar shumë në rrjet nga fansat e këngëtares.