75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / AR

Prindërit e Rita Orës takohen me Albin Kurtin

Të martën, Zvicra shënoi ditën e saj kombëtare të pavarësisë.

Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, me organizimin nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Në këtë ngjarje ishin të ftuar shumë personalitete, ndërmjet të cilave ishin prindërit e yllit shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Vera dhe Besnik Sahatçiu (Ora) ndanë në rrjetet sociale disa foto nga vizita e tyre e përbashkët në këtë organizim, ku takuan edhe personalitete shtetërore të rëndësishme.

Në disa nga fotografitë e ndara me ndjekësit e tyre në Instagram, shihet se ata përshëndetën kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, dhe gruan e tij, Rita Augestad Knudsen.