Lajçak mirëpret vendimin e marrëveshjes së Bratisllavës

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se e mirëpret marrëveshjen e Bratisllavës, e cila koordinon Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in, në pozicionimet e tyre në veri të vendit, raporton Indeksonline.
“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, siç është rënë dakord në Bratisllavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës” ka thënë Lajçak.
Sot, Policia e Kosovës njoftoi se nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25 për qind, në dhe përreth objekteve komunale në veri.
Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë./Indeksonline/