Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, një person i lënduar futet në autoambulancë (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër aeroportit, transmeton IndeksOnline.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet një person i lënduar teksa futet në autoambulancë.
Policia shihet në vendin e ngjarjes teksa merret me rastin ndërkohë janë krijuar edhe kolona të gjata të automjeteve./IndeksOnline/