Shpat Zekaj, i artë në Lojërat Frankofonike

Shpat Zekaj ka fituar medalje të artë në xhudo, në Lojërat Frankofonike.
Gara u zhvillua në kategorinë 100 kg, teksa pejani mposhti rumunin, Serban.
Trajneri i Zekajt, Driton Kuka, njoftoi edhe për ndeshjen e të artës olimpike, Distria Krasniqi.
Në këto gara, Krasniqi mori medalje të argjendtë në kategorinë 52 kg.

