Manchester City paralajmëron transferimin e madh, Guardiola shkruan emrin e tij në tabëlë

Skuadra e Manchester Cityt është duke bërë një goditje të madhe gjatë kësaj merkatoje të verës.
Kampioni i Premier League përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kroacisë, Josko Gvardiol, shkruan LIG Sport.
Gvardiol pritet t’i bashkohet Manchester Cityt nga skuadra e RB Leipzig.
Mbrojtësi kroat i kushtoi Cityt 90 milionë euro dhe ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.
Welcome, Josko! 🙌 pic.twitter.com/h5twzhVNy1
— Manchester City (@ManCity) August 5, 2023