75 Mall Live Search
20:57 / E Martë, 08 Gusht 2023 / MSH

Momenti kur taksisti u ther me thikë, Policia afër arrestimit të sulmuesit

Ishte ora 04:10 e mëngjesit kur pranë një diskoteke në Prishtinë ndodhi një konflikt i çastit.

Taksisti i kompanisë “Victory” u godit me thikë nga një qytetar i revoltuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shoferi i kompanisë së taksive është goditur me thikë në tre vende.

Arsyeja e sulmit bëhet e ditur se janë pretendimet kinse taksi i ka marrë klientët e tij para diskotekës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se policia e ka evidentuar sulmuesin dhe është afër arrestimit të tij./Indeksonline/