75 Mall Live Search
22:48 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / MSH

Ekskluzive: Një muaj paraburgim për “Kaçën”

Indeksonline ka raportuar dje ekskluzivisht mbi një aksion të Njësisë Speciale në afërsi të Çeçevës, në veri të vendit, ku u arrestua Besim Zeqiri, i njohur me nofkën “Kaça”, si dhe katër serbë të tjerë, bashkëpunëtorë të tij.

“Kaça” dhe bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar për veprat penale “Kontrabandë mallrash”, “Posedim i susbtancave narkotike” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Në momentin që oficerët policorë kanë tentuar t’i ndalojnë të dyshuarit, grupi i ka sulmuar me armë zjarri dhe më pas Policia është kundërpërgjigjur.

“Oficerët e policisë iu përgjigjën zjarrit, por për fat nuk pati viktima”, tha për Indeksonline zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani.

Burime të Indeksonline pohojnë se “Kaça” është dërguar në masën e paraburgimit prej një muaji.

E njëjta masë i është shqiptuar edhe njërit prej bashkëpunëtorëve të tij./Indeksonline/