75 Mall Live Search
23:53 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / MSH

Shokuese, një grua në Gjakovë i vë flakën vetës

Një grua dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur lëndë djegëse, sot në fshatin Ramoc të Gjakovës.

E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Vetvrasje në tentativë”, tha Elezaj.