Lladrovci ia kthen Drenorit: Je axhami, merr pak oksigjen se nuk merrem me ty… (Foto)
Xhavit Drenori i kishte reaguar kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci lidhur me miratimin e buxhetit komunal pa pjesëmarrjen e opozitës dhe mediave.
Lladrovci me këtë rast i është kundërpërgjigjur Drenorit duke e quajtur axhami dhe duke ia sqaruar se ka folur për buxhetin e miratuar në shtator të vitit 2017, transmeton Indeksonline.
Ky është komenti i plotë i tij:
Përgjigje për Xhavit Drenorin!!!
Qytetari ta tregoi vendin o Xhavit! Boll! Propozimet e Kryetarit votohen.
Kur të bëhesh kryetar, propozo e udhëheq.
Je i vogël për çështje të mëdha.
Të kam thënë edhe në mbledhje se je axhami në politikë. Je axhami, a e kupton!
Flet për buxhetin e diskutuar e miratuar në shtator të 2017.
Mos përhap nofka të padobishme dhe të dëmshme për shëndetin tënd opozitar.
Jemi gati në 2018. Jepi vetes pak oksigjen. Dije se më nuk do të merrem me ty.
Jeto e puno për vendin sipas mundësisë!!!
Ndërkohë, më poshtë gjeni komentin që Drenori i kishte bërë Lladrovcit:
Demokracia në Drenas ka marrë teposhtëzen më të madhe me kryetarin Lladrovci.
Paradhësit e tij ndoshta keqpërdorën më shumë se ky me pozitën zyrtare por nuk përjashtuan opozitën nga proceset.
Hedhnjani një sy ju lutem këtij procesverbali nga mbledhja e kuvendit të komunës së muajit shtator të vitit të kaluar dhe mund të konstatoni kah po katandiset komuna jonë.
Për buxhetin komunal (në vlerë mbi 14 milion euro) debatohet dhe miratohet për 30 minuta, pa opozitën dhe pa media.
Për Zotin shembull të tillë as në Korenë e Veriut nuk gjen.
Drenasi është në rrezik të vërtetë nga kombinimi i paditurisë (analfabetizmit) dhe diktaturës!
/Indeksonline/