75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 05 Qershor 2026 / KV

Pallati i Drejtësisë përfshihet nga vërshimi i ujit, shpërthen një gyp brenda objektit (Video)

Një incident ka ndodhur sot në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku është e vendosur Gjykata Themelore.

Sipas informacioneve të para, brenda ndërtesës ka shpërthyer një gyp uji, duke shkaktuar depërtimin e ujit në hapësirat e objektit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë sasi të konsiderueshme uji në korridore dhe ambiente të brendshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka dëme materiale apo ndikim në funksionimin e rregullt të institucionit.