75 Mall Live Search
11:26 / E Martë, 15 Gusht 2023 / LB

Osmani në Dragash, takohet me kryetarin e kësaj komune

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Dragash. Ajo u takua me kryetarin e komunës, Behxhet Xheladini, ndërsa më pas në sallën e Kuvendit të Komunës iu drejtohet kuvendarëve.

Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të kësaj vizite në këtë komunë të largët malore do të vizitojë edhe Qendrën rinore, që promovon të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike.

Presidentja e vendit do të vizitojë edhe kompaninë “Hit Flores” në zonën industriale dhe atë të prodhimit të mishit ” Meka”, si dhe atë te prodhimit të amballazhit ” AEG”.