Roma prezanton kampionin e botës, i jep numrin legjendar të fanelës

Tashmë është edhe zyrtarizuar rikthimi i Leandro Paredes në Romë. Skuadra e Mourinhos i ka dhënë argjentinasit numrin 16 të cilin e mbante legjendari i skuadrës, De Rossi.

“Mezi pres të filloj këtu me ty, me një fanellë unike dhe një numër special. Nuk do ta kisha lejuar kurrë veten pa autorizimin e Danieles. Ishte ai që më dërgoi një mesazh, duke më thënë se do të ishte kënaqësi për të të më shihte me atë fanellë. Kam shumë respekt për të për mënyrën se si më trajtoi në fushë dhe jashtë saj” ka thënë Paredes./Indeksonline/
🤝 Bentornato, Leandro! 🟡🇦🇷🔴#ASRoma pic.twitter.com/6UUNBbn8xe
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 16, 2023