Gërmime në varrezat e Lybeniqit, kryetari i fshatit jep detaje

Në varrezat e fshatit Lybeniq të Pejës gjatë ditës së sotme janë bërë gërmime në kërkim të disa mbetjeve mortore.
Siç thonë burimet e Indeksonline, janë duke u kërkuar eshtrat që janë gjetur në një oborr të një qytetari gjatë vitit 1999.
Banorët e Lybeniqit thonë se këto eshtra janë tërhequr nga UNMIK-u.
Kryetari i atij fshati, Nezir Jahmurataj për Indeksonline jep detaje për gërmimet që janë duke u kryer.
“Ne jemi duke i kërku, me Polici, vet jemi duke i kërku.. Janë Policia, hetuesit, për një rast, ndoshta hapet edhe padi për rastin Lybeniq. Jemi duke kërku material mos ka rastësisht.. Jemi duke gërmu. Kanë qenë disa mbetje, disa stane kur janë djegë, por nuk kemi shenja se a i kanë marrë UNIMK-u. Ato kemi qenë duke i lyp. Hala nuk kemi gjet diçka të dyshimtë”, thotë ai.
Më poshtë pamje nga gërmimet:
