Filloi sot në Gjakovë një projekt i madh, segmenti i rrugës për Pejë

Sot në Gjakovë është nisur një projekt madhor infrastrukturor.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Ardian Gjini.
Ai tha se bëhet fjalë për segmentin e tretë të daljes për Pejë. Ky segment i gjatë rreth 2 km financohet në tërësi nga buxheti komunal dhe kap vlerën financiare 3 milion euro.
Postimi i plotë:
‘Sot në Gjakovë, filluam një tjetër projekt madhor infrastruktor !Bëhet fjalë për segmentin e tretë të daljes për Pejë
, i cili fillon nga Comodita dhe vazhdon deri në Osek Hylë. Një investim kapital si ky, përfshin ndërtimin-asfaltimin e rrugës, trotuaret dhe instalimin e ndriçimit publik. Edhe ky segment i gjatë rreth 2 km financohet në tërësi nga buxheti komunal
dhe kap vlerën financiare 3 milion euro. Urime të gjithëve!’./Indeksonline/